Reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani, me ekipin e Vejles, në konak të vetin nuk arritën më shumë se një barazim (1:1) me Viborgun, në derbin e javës së 32-të të Ligës së Dytë të Danimarkës.
Futbollisti nga Kosova u paraqit standardë, ka bërë paraqitje të mirë. Ai ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 31-të.
Në minutën e 29-të, Berger Brix ka shënuar për Viborgun dhe Montano barazon në atë të 70-tën. Në pjesën e dytë përkatësisht nga minuta e 46-të, për Vejlen janë aktivizuar edhe Lundrim Hetemi në vend të Ramadanit dhe Arlind Ajeti e ka zëvendësuar Ojalën.
Vejle kryeson me 68 pikë, ka nëntë pikë më shumë se Viborg që renditet në pozitën e dytë.