Rama telefonate me Merkel per çeshtjen e negociatave – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Tëitter njofton se ka pasur një telefonatë për 45 minuta me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën ka biseduar për procesin e negociatave me Shqipërinë. Sipas Ramës, në këtë telefonatë mes tyre u fol për mbështetjen e pakufizuar që Gjermania i ka dhënë vendin tonë në procesin e integrimit. “Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë. Danke Angela”, shkruan Rama. Ndërkohë, Gjermania ka vendosur 9 kushte ndaj Shqipërisë për çeljen e negociatave, të cilat nisin me Reformën Zgjedhore, dhe padyshim zgjidhjen e krizës politike, të cilën Rama e ka kaluar në plan të dytë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu