Rama takon Erdoganin, merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias

0
Rama takon Erdoganin, merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Turqisë për të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias.

Bashkë me një delegacion ku merr pjesë Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Rama është pritur në një takim nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Pamjet e takimit janë shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë Rama, i cili nuk ka dhënë detaje të tjera.

Forumi Diplomatik i Antalias është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinion bërës dhe akademikë. Tema e këtij viti e forumit është “Rikodimi i diplomacisë”.

Ky forum do t’i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu