Bill Gates konsideron se telefonat e mençur duhet zëvendësuar me tatuazhet elektronike

0
Bill Gates konsideron se telefonat e mençur duhet zëvendësuar me tatuazhet elektronike
Gjigandi

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, konsideron se me teknologjinë e re do të zëvendësohen telefonat e mençur – e fjala është për tatuazhet elektronike.

Tatuazhet elektronike janë prodhim i kompanisë bioteknologjike Chaotic Moon, e me to mbledhin dhe analizojnë të dhënat që merren nga organizmi i njeriut.

Këto të dhëna do të mund të përdoren për qëllim të ndryshme, e në mesin e tyre medicinale dhe sportive.

Me këtë do të mundësohet një parandalim dhe kontroll më i mirë i sëmundjeve – duke rritur kështu edhe më shumë përgatitjen fizike.

Tatuazhet elektronike janë akoma në zhvillim, dhe duket se do të kenë formën e një sensori të vogël në lëkurë.

RonaTyra

Për Gatesin tatuazhet e rëndomta nuk janë të mjaftueshme, pasi konsideron se duhet të jenë më të avancuara.

Ideja e tij është të kenë mundësi, që me to të zëvendësojnë plotësisht telefonat e mençur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu