Rama publikon pamjet e transformimit të Piramidës në Tiranë

0
Rama publikon pamjet e transformimit të Piramidës në Tiranë
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë sot pamjet e punimeve për transformimin e Piramidës në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Rama u shpreh se Piramida do të shëndrohet në shtëpinë e qendrës më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon.

“Mirëmëngjesi me këto pamje nga kantieri i Piramidës, ku hap pas hapi po merr jetë shtëpia e qendrës më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon, ju uroj një ditë mbarë”, shkruan Rama në përshkrimin e videos.

Ndërtimi i Piramidës filloi në vitin 1986 dhe përfundoi në vitin 1988 duke shërbyer si një muze në trashëgiminë e diktatorit Enver Hoxha deri në vitin 1991.

E njohur në zhargonin e përditshëm si piramida, ajo zuri vend në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, në një nga pikat më nevralgjike të qytetit.

RonaTyra

Pas vitit 1991 ajo u kthye në qendër konferencash e panairesh.

Piramida e Tiranës, do të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimimin digjital, në kulturën e teknologjisë së informacionit dhe në funksion të artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo hapësirave të tjera rinore.

/abc24.al/ 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu