Policia arreston autorin e një zjarrvënieje në qendër të Tiranës, 28-vjeçari kapet nga kamerat

0
Policia arreston autorin e një zjarrvënieje në qendër të Tiranës, 28-vjeçari kapet nga kamerat
Gjigandi

Policia e Tiranës ka njoftuar sot arrestimin e shtetasit E.J., 28 vjeç, i cili ka tentuar të djeg një automjet në pronësi të kompanisë së ujësjellësit (UKT) afër godinës së Bashkisë në kryeqytet.

Policia ka publikuar edhe pamjet e zjarrvënies dhe gjurmimit të autorit.

Bazuar në provat e grumbulluara nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë ka rezultuar se ky shtetas, më datë 25.03.2022, ka hedhur një shishe, të dyshuar me lëndë djegëse, poshtë një automjeti në pronësi të UKT-së në Bashkinë e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. J., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë), veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, një shishe plastike e mbushur me benzinë, një pushkë sportive (detare), një biçikletë dhe dy aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu