Qytetarët prej 4 ditësh kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve, por kjo për kryeministrin Rama nuk është protestë qytetare, por e organizuar nga politika.
Sipas kreut të qeverisë, organizatorët reale që qëndrojnë pas protestës dihet kush janë. Edhe pse nuk përmendi askënd, kryeministri u shpreh se për të ardhur nga Vlora apo Kukësi në Tiranë ata protestues janë paguar.
“Është një protestë e organizuar nga politika, dihet kush i mbledh, kush i paguan. Ata që i kanë mbledhur gjithmonë.
Është e pamundur që njerëzit të nisen nga Vlora apo Kukësi.është e njëjta gjë dhe faktikisht që është e njëjta dorë nuk diskutohet sepse është dora e të njëjtëve personazheve të errët të këtij vendi.
Rëndësi ka mesazhi dhe në këtë rast skandali është se ky mesazh jepet në një moment lufte, është një luftë reale ku po vriten njerëz. Natyrisht që tek ne kjo vjen në formën e rritjes së çmimeve.
Nuk është ky populli shqiptar. Këta janë pjesë e shoqërisë tonë, por këta janë një trup i madh”
, tha Rama për News24.