Rritja e çmimeve/ Qytetarët në disa qytete nuk ndalin protestat

0
Rritja e çmimeve/ Qytetarët në disa qytete nuk ndalin protestat
Gjigandi

Edhe pasditja e sotme në disa qytete është shoqëruar me protesta qytetare kundër rritjes së çmimit të naftës.

Në qytetin e Durrësit protestuesit kanë dalë në stacionin e trenit dhe për rreth 1 ore njëri krah i rrugës ka mbetur i bllokuar.Më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke larguar qytetarët dhe më pas është bërë hapja e rrugës.

Edhe qytetarët elbasanas iu janë bashkuar thirrjes të shoqërisë civile për të protestuar për rritjen e cmimeve. Protesta ka nisur në qendër të qytetit të Elbasanit dhe me pas është përshkruar rruga ’11 nëntori’ ku më pas janë përqendruar tek rrethrrotullimi tek lulet. Qllimi ishte bllokimi i rrugës nacionale Elbasan -Tiranë dhe Elbasan -Librazhd, por që nuk janë lejuar nga forcat e policisë të cilët nuk kanë lejuar protestuesit të bllokonin rrugën.

Edhe qyteti i Gjirokastrës proteston sot kundër rritjes së çmimeve.Sot është lajmëruar një protestë tek ura e lumit në Gjirokastër. Deri tani nuk janë grumbulluar qytetarët ndërsa shihen vetëm forca të shumta policie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu