Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për mediet greke, teksa ndodhet në vendin fqinj për të marrë pjesë në forumin BE-Ligës Arabe. Gjatë intervistës, Rama ka folur për çështjet e rëndësishme mes dy vendeve, duke u ndalur dhe te çështja e detit. “Ne kemi punuar me qeverinë e mëparshme për ca kohë dhe kemi bërë përparim të rëndësishëm dhe duhet të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re, duke shpresuar se do të gjendet një zgjidhje konsensuale”, tha Rama. Ndërsa, duke u ndalur te minoriteti grek, kreu i qeverisë u shpreh për gazetaren e “Euronews”, Semela Tuchtidou, se Shqipëria është shembull respekti për pakicat. “Shqipëria është një shembull i ndritshëm i respektit për të gjitha pakicat dhe për grekët, të cilët kanë jetuar atje për shumë vite, në të njëjtat kushte si shqiptarët. Po, kur ka probleme, ato janë të njëjta për të gjithë, jo për një pakicë apo tjetrën. Pra, këto janë marrëzi. Për sa i përket ligjit, ne kemi punuar për një kohë të gjatë për të zgjidhur çështjet e pronave, shumë të komplikuara pas rënies së komunizmit, kur regjimi që lejonte asnjë pronë të rrëzohej dhe shumë gjëra shkuan keq. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është thjesht të riformulojmë disa nga legjislacionin ekzistues për të mirën e të gjithëve, dhe të luftojmë një sistem korrupsioni që derdh – mund të themi – gjakun e njerëzve për pronat e tyre. Por nuk ka të bëjë vetëm me pakicën Greke, por të gjithë”, u shpreh Rama. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!