Ballina Politika Vijon takimet me demokratët, Basha sërish akuza nga Korça: Institucionet në vend...

Vijon takimet me demokratët, Basha sërish akuza nga Korça: Institucionet në vend janë të kapura nga tre persona!

0
Gjigandi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij me demokratët duke u ndalur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Ai u shpreh se institucionet në vend janë të kapura.

Ndër të tjera, kryedemokrati deklaroi se politika në këtë vend ka humbur fytyrën njerëzore, duke shtuar se tre njerëz kanë kapur karriget dhe nuk interesohen për hallet e qytetarëve.

‘E ndjej mençurinë dhe kulturën e civilizimit korçar me të cilin jemi në borxh dhe kemi bërë gabime. Këtu është vendi për të thënë se kësaj qytetarie që është sonte mikpritëse nga Tirana. Sot kemi një politikë që ka humbur ndjeshmërinë ndaj njerëzve, fytyrën njerëzore. Shikoni se si ka një garë të shfrenuar për protagonizëm. Tre njerëz që kanë 30 vjet që nuk i ndahen karrigeve të pushteti dhe që nuk kanë të bëjnë me hallet e shqiptarëve që janë kthyer në një dramë.

Përse bëhet gjithë ky teatër, aty godasin aty i shkelin syrin njëri-tjetrit. E bëjnë këtë për të maskuar një tjetër dramë të madhe, që është ajo e institucioneve të kapura. Detyra kryesore e këtyre institucioneve është të garantojnë ekonomi, mirëqenie, shpresë. Duhet të largohen nga politika ata që nuk justifikojnë do të pasurinë e tyre. 25 prilli nuk përfaqëson vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve’, tha Basha.

/Burimi: Priza.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu