Publikohet fotografia e takimit Thaçi-Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë

0
Gjigandi

Pas takimit të së hënës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është publikuar edhe fotografia e përbashkët mes tyre. Takimi u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC) të SHBA-së, në rrjetin social Twitter ka publikuar fotografinë, ku ka njoftuar për takimin e djeshëm.

“Dje, kreu i NSC-së (Këshilli i Sigurisë Kombëtare) O’Brien dhe Richard Grenell, u takuan me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me atë të Kosovës, Hashim Thaçi. Marrëdhëniet Serbi-Kosovë kanë rëndësi të madhe për administratën e Trumpit” thuhet sipër fotografisë së publikuar në Twitter.

Për takimin e së hënës, presidenti Thaçi ka kërkuar një seancë me ç’rast do të raporton para deputetëve lidhur me takimin e zhvilluar me presidentin serb, Vuçiq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu