Rama nuk ‘lëshon pe’/ Kreu i Sindikatës: Bojkoti do vazhdojë deri sa të plotësohen kërkesat

0
Gjigandi

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka reaguar në lidhje me bojkotin e vitit akademik, ku theksoi se orët e humbura do të zëvendësohen në ditët në vazhdim.

Kovaçi theksoi se bojkoti do të vazhdojë deri sa qeveria të premtojë se do plotësohen kërkesat.

“Do vazhdojmë protestën tonë 7% është i pavlefshëm për të ndryshuar situatën e arsimit të lartë. Bojkoti do të vazhdojë çdo ditë derisa qeveria të premtojë se do plotësohen kërkesat. Sot nuk do të ketë mësim, studentë të na mirëkuptojnë. Mi 75% e publiku kanë mbështetur idenë se kemi të drejtë në kërkesat tona. Kryeministri të financojë universitete e rretheve. Të profilizohen Universitetet e rretheve. Të gjithë e kanë mendjen të largohen nga Shqipëri, ndaj të gjithë janë regjistruar për infermieri në Vlorë. Erdhi në fshehtësi dhe iku në fshehtësi. Përshkallëzimi nuk e duam, s’duam të ndërpresim mësimin, por është më seriozët. Do i zëvendësohen orët e mësimit, në orë shtesë, fundjavë. Studentët janë dakord që kërkesat tona janë të drejta. S’kemi pasur komunikim me Ministrinë e Arsimit”, tha ai.
Nga ana tjetër kryeministrin Edi Rama tha se kjo është hera e fundit kur qeveria do të risë pagat e pedagogëve, pas kërkesës nga ana e sindikatës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu