Rama në Kuvend: Vota me logjikë dhe jo me zemër për 5 qershorin është detyrim!

0
Gjigandi

Kryeministri i vendit, Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit ka folur për votimin e Paktit të 5 Qershorit pas marrëveshjes së arritur fillimisht mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare.

Vota për 5 qershorin me logjikë e zemër do të jetë një detyrim, tha në fjalën e tij Kryeministri.
“Jemi edhe parti më vetë edhe jemi koalicion. E pyesim ku ekziston? Na thonë në një libër. Po pse ta kemi ne? Zgjedhësit votojnë një tren ku duket lokomotiva dhe ngjyra dhe pastaj vagonat janë me dritaret të mbyllura s’dihet ca kanë brenda. Dhe votat kalojnë nga vagon në vagonin tjetër. Dhe marrin 1/10 e votave. Duhen 3 mijë firma për një parti. Por marrin para për pjesëmarrje në zgjedhje.”
“Ne në Këshillin Politik ku ata nuk erdhën, donim të diskutonim këto gjëra. Subjektet zgjedhore do të përcaktohen në kodin zgjedhor. Koha me të cilën bëhet kjo… na qenka një shkelje të kodit të partive të mira. Ka edhe një deklaratë sqaruese të komisionit të Venecias. Nuk po hyjë në detaje teknike. Flitet që ndryshimet me zgjedhjet bëhen jo më vonë se një vit para zgjedhjeve. Nuk po flasim për mbylljen për Covid-19. Por them kaq… po kjo e 5 qershorit çfarë është? Pse na qenka e keqe ajo e 30 qershorit? Kjo bëhet në Parlament ajo bëhet në një mjedis jashtë parlamentit. Kjo me deputetë dhe ajo me grupime politike që thonë se shkoni merrni një sallë me qira se ne as si godinë nuk e njohim. Megjithatë kjo na nderon ne. Ralf Gjoni nëse PS në këtë proces nuk ka marrë asgjë apo nëse ka marrë jo pak dhe ju keni marrë, kjo duhet të të bëjë të reflektosh. Kur si kërkon PD dhe unë të gjitha, ti nuk mund të kërkosh të gjitha. Vota me logjikë dhe jo me zemër për 5 qershorin është detyrim”.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu