Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, ka dha detaje për Kongresin e Partisë, qe siç u shpreh kreu i qeverise kete here do te jete ndryshe.
Në fjalën e tij hapëse, Rama deklaroi se sesioni i pare i Kongresit do te jete i hapur per grupet e interesit.
Edi Rama: Pas pak ditësh do të mblidhemi në Kongresin e PS dhe nuk e pamë të udhës që të angazhonim dy herë brenda 2-3 ditësh të gjithë ju për të bërë lëvizje dhe për të kaluar një pjesë të madhe të kohës këtu në Tiranë.
Ky format është edhe shumë i favorshëm që secili të japë kontribut nëse kanë diçka për të dhënë për kongresin dhe njëri prej sesioneve do të jetë i dedikuar për anëtarësinë e kongresit. Kongresi këtë herë do të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera, pasi do të jetë një kongres, në pjesën e parë i hapur për grupet e interesit.
Në një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së kongreseve qoftë në pjesën përpara saj qoftë në bulevard qoftë te sheshi “Nënë Tereza” apo sheshi Italia.
Nga ana tjetër sigurisht që ky format besoj që është dhe shumë i favorshëm dhe sa i përket mundësisë që secili të japë kontributin e tyre në rast se kanë diçka konkrete në lidhje me kongresin.