Demalia: Shqipëria nuk ka mundur të përmbysë kulturën e regjimit komunist këto 30 viteve

0
Demalia: Shqipëria nuk ka mundur të përmbysë kulturën e regjimit komunist këto 30 viteve
Gjigandi

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Ilir Demalia u shpreh se kriza botërore si ekonomi dhe kriza politike që është sot në botë ka sjellë këtë gjendje që ka një paralele para luftës së dytë botërore.

Sipas tij, protestat nuk kanë jehonë në vendin tonë sepse për 30 vite Shqipëria shqiptare akoma nuk ka ardhur në atë gjendje që të krijojë një strukturën e një shoqërie moderne me qytetari.

Demalia: Kjo krizë botërore si ekonomi dhe kriza politike që është sot në botë ka sjellë këtë gjendje që ka një paralele para luftës së dytë botërore. Është një gjendje e ngjashme dhe lindën ato ekstreme që sollën luftën e dytë botërore. Po fitojnë më shumë terren lëvizjes ekstreme dhe ato që quhen sovraniste. Kjo e tregon edhe fakti me zgjedhjet në Serbi dhe Ukrainë. Këto i përdorin njerëzit që duan korrupsion absolut sepse për sovranitet ka folur edhe Enver Hoxha.

Protestat nuk kanë jehonë në vendin tonë sepse për 30 vite Shqipëria shqiptare akoma nuk ka ardhur në atë gjendje që të krijojë një strukturën e një shoqërie moderne me qytetari. Kjo bën që shoqëria të mos ketë qytetari dhe as motiv, duke u shndërruar në një shoqëri rurale.

Demalia shtoi se po të shohësh sot se kush komandon, që është një pasqyrim i kësaj kulture dhe i asaj klase të përgatiti në vitit ’70, që erdhën nga prurjet e Enver Hoxhës.

RonaTyra

Demalia: Në shumë vende janë shoqëritë ato që i kanë bërë ndryshimet e mëdha. Shoqërisë tonë i ka munguar edukimi dhe elitat udhëheqëse. Po të shohësh sot se kush komandon, që është një pasqyrim i kësaj kulture dhe i asaj klase të përgatiti në vitit ’70, që erdhën nga prurjet e Enver Hoxhës. Fakti që kemi sot Sali Berishën pas 30 vitesh tregon se çfarë elite kemi. Le të shohim edhe mediat se kush i komandon. Nuk kemi mundur që të përmbysim kulturën e regjimit komunist gjatë këtyre 30 viteve. Prandaj themi liri demokraci dhe poshtë komunizmi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu