Rama ndryshon qasje ndaj komunikimit në rrjetet sociale

0
Rama ndryshon qasje ndaj komunikimit në rrjetet sociale
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur sot se nuk do të ndërhyjë më me komente ndaj qytetarëve në rrjetet sociale, pasi sipas tij, ndërhyrjet e tij janë keqkuptuar.

Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se do të vazhdoj te ndjek komentet e qytetarëve, por në heshtje.

“Këtu jam dhe patjetër do të vazhdoj t’i ndjek komentet tuaja, por në heshtje, sepse shqetësimet tuaja janë ushqimi im me energji për të luftuar çdo ditë për ju. Përshëndetje të tërëve, sidomos atyre me të cilët kemi këmbyer replika dhe doni s’doni, në fund të fundit, ju dua shumë që të gjithëve”, ka shtuar Rama.

“Sot është mëse normale që të jemi të gjithë nën stresin e shtuar prej goditjes së luftës në Ukrainë mbi çmimet! Por është anormale ta mohojmë këtë fakt duke i kërkuar shkaqet e kësaj rritjeje kudo ku ato nuk janë. Po mbase jam unë krejt gabim që këmbëngul fort për të bindur me replika edhe ata që nuk duan të binden. Prandaj, shkurt fjala, duke u kërkuar ndjesë të tërë atyre që e kanë keqkuptuar ndërhyrjen time nëpër komente si mungesë respekti, ju informoj të gjithëve se nuk do të ndërhyj më”, ka theksuar kyreministri.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu