Babai plagos djalin me thikë në Berat, arrestohet 66-vjeçari

0
Babai plagos djalin me thikë në Berat, arrestohet 66-vjeçari
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Berat, ku babai ka plagosur me thikë djalin e tij.

Policia bën të ditur se, për motive të dobëta, shtetasi me iniciale R.Sh., 66 vjeç, ka goditur me thikë në trup djalin e tij shtetasin A.Sh., 32 vjeç.

Fillimisht, 32-vjeçari u dërgua në spitalin e Beratit, ndërsa mësohet se më pas është nisur për në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndërkohë, policia vuri në pranga 66-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve, raporton A2 CNN.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu