Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Tëitter ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Luginën e Preshevës.
Rama ka uruar për një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje, duke këshilluar shqiptarët e Luginës së Preshevës të votojnë për Listën e Luginës së Bashkuar.
Kryeministri Rama ne Twitter:
Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë🤝 Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë🇦🇱
Shkruar nga: top-channel.tv