Rama: Ja çfare me tha Merkel ne telefon – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në bisedë, Rama tha se kanë folur për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Këtë të enjte në emisionin Opinion, shefi i qeverisë tregoi disa detaje. Edi Rama: Më mori kancelarja sot në telefon, nuk e morra unë. Kam telefonata me të gjithë… Blendi Fevziu: Nuk kishte punë tjetër ajo sot, të rrijë 45 minuta në telefon? Edi Rama: Nëse ti do të më fyesh, të thuash që ajo nuk kish punë tjetër, i bie që unë s’kam punë tjetër e të flas më ty… Dhe për çfarë flet, flet për si ndodhi, pse ndodhi dhe çfarë duhet të bëjmë bashkërisht që kjo që ndodhi të riparohet duke bërë gjënë e duhur. Sipas kancelares duhen hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja e Gjermanisë merr ne telefon sepse është një person që është shumë i përfshirë në këtë proces. Si e shpjegon këtë që Gjermani e angazhuar, e rakorduar me ne për të ndërtuar një proces komunikimi me vendet që janë skeptike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu