Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar punimet në një sërë projektesh të fazës së dytë të Programit të Rilindjes Urbane në Berat.
Kreu i qeverisë shqiptare renditi disa projekte të rikualifikimit urban përgjatë rrugës tradicionale “Mihal Komneno”, “Mangalemit”, sheshit të “Selamllëkut” bashkë edhe me zonën ku ndodhet kompleksi fetar me Xhaminë Mbret dhe Teqenë e Helvetive.
Teksa po inspektonte disa prej punëve në qytet, Rama i ka shprehur kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo, një prej merakeve të tij.
“Shiko se këtë merak kam unë. Meraku im që kjo pjesa e brendshme të sistemohet bukur. Të rregullohen mirë këto. Kjo këtu të rehabilitohet. Nuk është ndonjë gjë e madhe. Të pastrohet. Ça është ajo? Objekt privat! Ti bëhet një rehabilitim”,
u shpreh Rama.