Rama: 5 qershori s’ndryshon/ “Parlamenti do të votojë edhe hapjen e listave, koalicionet nuk ndalohen”

0
Gjigandi

Fjalën e urtë popullore të dy këmbëve në një këpucë, kryeministri Edi Rama e përdori nga foltorja e parlamentit si përgjigje për kundërshtitë e forta të ndryshimeve kushtetuese nga kryedemokrati Basha.

“Unë vërtet e kam 46, por këmbën e majtë s’ma nxë. Ne bëmë një lëshim të madh, jo sepse nuk kishim rrugë tjetër, por kjo ishte rruga më e mirë për të përfshirë opozitën jashtëparlamentare në procesin politik. Është një motiv që të kuptojmë se PS dhe unë personalisht nuk kemi një qasje autoritariste, sepse ishte rasti për të bërë të kundërtën nëse do ishim të tillë. Dhe do thoshim; kush jeni ju? Ju s’jeni në Kuvend. S’përfaqësoni askënd përveç vetes”, u shpreh Rama.
Pasi e vlerësoi Myslim Murrizin si të palodhur, kryeministri i kërkoi respektimin e kufijve të kërkesave.
“Ti Murriz, dhe të tjerët, keni një huq nga partia që vini, që i doni të gjitha. Jeni mësuar se po të bërtasësh shumë dhe po të vësh kushte, do marrësh diçka më shumë. E kuptoj! Është zakoni i të voglit. Keni qenë gjithë jetën pakicë dhe qani më shumë. Por kjo është e pamundur. Më mirë herët se vonë, marrëveshjen e 5 qershorit, duhet të gjejmë rrugën që të jemi dakord.”
Meraku i Myslim Murrizit adresuar kryeministrit lidhej me pjesën e 1/3-ave të listave të mbyllura.
“Nuk ju kërkoj të prishni marrëveshjen e 5-qershorit. Por ta ndajmë, për përfaqësimin gjinor, këtu janë listat. Për 8 muaj po deshi gardiani, do të dalë data e zgjedhjeve. Nëse unë shoh në lista nga këta burrat tuaj, do më jepni leje t’i quaj ata burrnesha?”- tha Murrizi.
Koalicionet parazgjedhore nuk zhduken tha kryeministri, por zëvendësohen nga “koalicionet e moderuar”.
“Ne po bëjmë atë që do Gjermania. Nuk do t’i ndalojmë koalicionet, por do i bëjmë si në Gjermani dhe çdo vend tjetër. Më sillni një shtet që i ka koalicionet si në Shqipëri. Do bëjmë Casa Della Liberta. Do bësh ti me ata të mbijetuarit e monarkisë. Do futesh aty ku dole. Por në koalicion. Dhe e fundit që kam; sa herë që ky parlament merr vendime iu dilni pa nënë e pa baba”, deklaroi Rama.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu