QKMF reagon pas sulmit ndaj mjekut në Podujevë

0
QKMF reagon pas sulmit ndaj mjekut në Podujevë
Gjigandi

Menaxhmenti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka reaguar pas sulmit fizik të mjekut A.B. në vendin e tij të punës.

Në reagimin e QKMF-së Podujevë, thuhet se sulmet e vazhdueshëm ndaj stafit të mantelbardhëve në vendin e tyre të punës është tejet shqetësuese dhe krijon pasiguri tek secili punëtor shëndetësor.

Ata kanë kërkuar nga organet e ligjit që t’i zbardhin rastet e sulmeve ndaj punëtorëve shëndetësorë dhe ofrimin e sigurisë në vende të punës.

Reagimi i plotë nga QKMF:

Reagim:
Ne, menaxhmenti i QKMF-së në Podujevë, dënojmë ashpër sulmin në vendin e punës ndaj kolegut tonë Dr. A.B.
Sulmi i vazhdueshëm ndaj stafit të mantelbardhëve në vendin e tyre të punës është tejet shqetësuese dhe krijon pasiguri tek secili punëtor shëndetësor! Ftojmë organet kompetente në zbardhjen e rasteve si dhe ofrimin e sigurisë në ambientet e punës!
Kolegut tonë i urojmë shërim dhe kthim të shpejtë në misionin e shenjtë të mjekut!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu