Qendra e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit VentureUP shpalli startupet fituese të programit 14-javor të inkubimit

0
Gjigandi

 

Mbështetja e VentureUP për të gjitha ekipet do të vijojë edhe pas garës duke i ndihmuar të zhvillojnë më tej idetë e tyre të biznesit, duke i rrjetëzuar me investitorë dhe ofruar mbështetje infrastrukturore.

Qendra e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit pranë Universitetit të Prishtinës përmbylli me sukses programin e inkubimit për statupet dhe bizneset e reja i cili zgjati për 14 javë.

Stay Balanced u shpall fitues i çmimit të parë prej 7,000 euro. Toya Apps fitoi çmimin e dytë prej 4,500 euro, Making Memories çmimin e tretë prej 3,000 euro dhe Ready to Cook çmimin e katërt prej 3,000 euro.

Përveç shpërblimeve financiare të gjitha ekipe do të përfitojnë mbështetje në shërbime financiare, marketing dixhital, menaxhim të media social dhe web development nga sponsorët si Crimson Capital, Rrota, PR Solutions, PrimeDB dhe XRP.

RonaTyra

Mbështetja e VentureUP për të gjitha ekipet do të vijojë edhe pas garës duke i ndihmuar të zhvillojnë më tej idetë e tyre të biznesit, duke i rrjetëzuar me investitorë dhe ofruar mbështetje infrastrukturore.

Më 22 Korrik ishin 12 ekipe të cilat prezantuan idetë dhe projektet e tyre përballë një jurie profesioniste në fushat e kujdesit shëndetësor, CRM, ushqyerjes, platformave të planifikimit të udhëtimeve, platformave carpooling, platformave teknologjike AR dhe VR, karikimit të telefonëve përmes energjisë diellore, shërbimeve të avokatisë dixhitale, shërbimeve të kujdesit për të moshuarit, platformave të qiramarrjes dhe programeve të reja të edukimit.

Ekipet ndoqën trajnimin përballë një situate të jashtëzakonshme si pandemia e koronavirusit dhe 12 javë trajnime u realizuan të gjitha online me anëtarët e ekipeve, mentorët dhe stafin e VentureUP.

Ata demonstruan një entuziazëm dhe dedikim të lartë, si dhe përkushtim për të ofruar dhe bërë çdo gjë në lidhje me këtë konkurs. Është pikërisht ky dedikim që i bën të gjithë fitues.

Më shumë se 20 mentorë të fushave të ndryshme të ekspertizës asistuan ekipet që ishin pjesë e programit të inkubimit i cili u bë i mundur falë mbështetjes financiare të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, mbështetjes me trajnime nga SwissEP dhe Spring Activator.

Ky program arriti me sukses objektin e madh të mbështetjes së startupeve dhe sektorit privat në Kosovë me dëshirën për të kontribuuar në ngritjen e bizneseve të reja dhe punësimin e të rinjve në Kosovë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu