Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kërcënoi fqinjin e tij me armë.
43-vjeçari B.M., gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur 42-vjeçarin F.K, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së tij.
Ndërkohë me ndërhyrjes në kohë nga Policia, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/abc24.al/