Publikon momente nga koha kur ishte modele në Itali, Beniada Nishani: Çdo fotografi fsheh një kujtim

0
Publikon momente nga koha kur ishte modele në Itali, Beniada Nishani: Çdo fotografi fsheh një kujtim
Gjigandi

Beniada Nishani është bërë e njohur më shumë për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP.

Finalistja e edicionit të parë të BB përpara se të futej në spektakël, ka qenë e njohur në Itali si modele.

Ajo është rritur në shtetin italian dhe ka krijuar një karrierë të bujshme në fushën e modelingut.

Duke qenë se pas mbarimit të BB VIP tha se do të kthehej përfundimisht për të jetuar në Tiranë, biondja ka risjell disa nga momentet të kohës së artë – kur ishte modele.

“Disa nga fotot më domethënëse të karrierës sime, çdo foto fsheh një kujtim, unik dhe të keq. Një fragment i kohës së pavdekshme”, u shpreh Beni.

RonaTyra

E njëjta kishte marrë pjesë edhe në disa filma, si në “Loro” në rolin e të dashurës së Silvio Berlusconit.

Sido që të jetë, në Big Brother VIP mori vëmendjen e të gjithëve me energjinë pozitive dhe veprimet që bëri gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së madhe.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu