Publikohet një sekuencë nga BBV e cila tregon se Donaldi kishte bërë një gafë si ajo e Beatrixit,…

0
Publikohet një sekuencë nga BBV e cila tregon se Donaldi kishte bërë një gafë si ajo e Beatrixit,…
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj ishte bërë virale në rrjetet sociale me një frazë të pakuptimtë që kishte thënë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në shqipëri.

Ajo kishte pyetur në një moment se “si i thonë ‘e bukur’ në shqip”, gjë për të cilën kishte përfunduar e tallur në shumë rrjete sociale.

E mesa duket me një dilemë të tillë të pakuptimtë e kishte “infektuar” aso kohe edhe të dashurin e saj, Donald Veshajn, me të cilin ishte në lidhje gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj (Foto: )

RonaTyra

Së fundmi në një nga faqet e fansave të këngëtares Ramosaj, është publikuar publikuar një sekuencë nga një bisedë mes banorëve në shtëpinë e Big Brother VIP.

Në bisedën e zhvilluar mes disa banorëve, Donaldi mund të shihet teksa në një moment pyet: “Si i thonë ‘si jashtë shtetit’ në shqip”.

Beatrix dhe Donaldi patën përndryshe një lidhje shumë të diskutuar në BBV, kjo pasi ajo nisi pak pasi Veshaj takoi ish-të dashurën e tij, Bora Zemanin, në një nga mbrëmjet e spektaklit – duke dhënë indikacione për një rikthim të mundshëm mes tyre.

Por fatkeqësisht edhe lidhja e Beatrixit me Donaldin qe jetëshkurtër, pasi dyshja u ndanë me të mbaruar spektakli Big Brother VIP, ku fitues i edicionit të parë u shpall balerini Ilir Shaqiri.

/abc24.al/

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj (Foto: )

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu