Roma mund të mbetet pa liderin e saj në repartin e mesfushës, Lorenzo Pellegrini.
Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain po vazhdojnë bënë përpjekje të mëdha për të nënshkruar me yllin italian.
24-vjeçari ka një klauzolë të ulët largimi nga Roma prej vetëm 30 milionë eurove, shumë që nuk përbën fare problem për parisienët.
Megjithatë problemi qëndron te Pellegrini që nuk dëshiron të largohet nga klubi i tij i zemrës Roma, ku shihet edhe si kapiten i së ardhmes.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka kontaktuar me lojtarin duke bërë përpjekje për ta bindur të transferohet në Parc de Princes.
Gjithsesi për lojtarin interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Inter, Juventus e Bayern Munich, por duket shumë e vështirë të largohet ai nga klubi.
Nga ana tjetër Roma është në bisedime për vazhdimin e kontratës me lojtarin deri në vitin 2025 ku edhe do t’i hiqet klauzola e largimit.