PSG ka kompletuar transferimin e përhershëm të Mauro Icardit.
Tashmë ish-sulmuesi i Interit, është transferuar në Parisë për 58 milionë euro.
“FC Internazionale Milano njofton transferimin e Mauro Icardit te Paris Saint-Germai Fc: sulmuesi, i lindur në 1993-n, është transferuar në mënyrë të përhershme te klubi francez”, thuhet në njoftimin e Interit.
Icardi ishte transferuar në formë huazimi te gjiganti parisien në verën e kaluar, derisa tash lojtari ka nënshkruar kontratë të përhershme me skuadrën.
Icardi ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje me francezët gjatë edicionit 2019/2020.