PSG mund t’i vjedh Theon skuadrës së Milan.
Theo Hernandez, një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Milan këtë sezon, është afër marrëveshjes me skuadrën e Paris Saint Germain.
‘Onda Cero’ bën të ditur se PSG tashmë ka shpresat maksimale për transfeirmin.
Ishte periudha e suspendimit të futbollit kur thashethemet për kalimin e Theo në Paris filluan të marrin jetë.
22 vjeçari pritet të zë vendin e Layvin Kurzawa, ky i fundit tashmë që është në fundin e kontratës së tij me parisienët.
PSG tashmë kanë shpenzuar 50 milionë euro për kartonin e Icardi dhe do të jenë më të kujdesshëm në merkato. E njëjta shumë mund të kërkohet për Theo.