Prrenjas, digjet pylli në afërsi të fshatit Kovanik |Lajmi

0
Gjigandi

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin mbi kanalkin vaditës në afërsi të fshatit Kovanik në Prrenjas.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Gurra.
Flakët kanë vënë në alarm zjarrfikësen e Prrenjasit, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa po ndihmohet nga punonjës të administratës së zonave të mbrojtura.
Ndërhyrja vështirësohet për shkak të terrenit dhe errësirës. Për momentin zjarri nuk rrezikon banesa, por në rast se flakët përhapen mund të arrijë drejt banesave në fshatin Kovanik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu