Hajduti tenton të vjedhë dyqanin, i bie shitëses me çekiç – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një person ka tentuar të vjedhë një pikë shitjeje, por ka hasur rezistencë nga shitësja.

Personi që ka tentuar grabitjen e ka qëlluar me sende të forta shitësen (çekiç) dhe më pas është larguar. Policia është vënë në kërkim të tij.
Shitësja, sipas burimeve jo zyrtare ka mbetur e plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se autori i ngjarjes të ketë qenë nën efektin e alkoolit ose të lëndëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu