TIRANE – Njihen historikisht raportet mes tifozëve të Romës dhe Fejnordit. Nuk lënë rast pa provokuar kur u vjen mundësia.
Janë të shumtë tifozët e Feyenoordit që kanë mbërritur në Tiranë, në mbështetje të skuadrës së tyre, që do të luajë nesër finalen e Conference League, përballë italianëve të Romës.
Siç shihet dhe në pamjet e publikuara në kanalin e tifozëve në ‘Twitter’, ata shfaqen duke urinuar në autobusin e skuadrës romake, që ka mbërritur dje në vendin tonë, përmes portit të Durrësit.
Situata në Tiranë ka nisur të nxehet, me qindra tifozë, të dehur në erën e alkoolit, festojnë në pritje të sfidës.
Forca të shumta policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes, por menaxhimi i tifozëve duket se do mbetet sfidë më vete.
Albania. 23.05.2022Feyenoord fans vs. AS Roma team bus in Tirana before the Conference League final between these teams. pic.twitter.com/Hidvf66wcI
– HooligansTV (@HooligansTV_eu) May 24, 2022