Finalja e Tiranës, flet vëllai i Kumbullës: Romës do t’i shtrojnë tapetin e kuq.

0
Finalja e Tiranës, flet vëllai i Kumbullës: Romës do t’i shtrojnë tapetin e kuq.
Gjigandi

Xhiuliano Kumbulla, vëllai i mbrojtësit shqiptar verdhekuq, Marashit, foli për mikrofonat e “Centro Suono Sport 101.5” gjatë transmetimit të emisionit “Bordero”. Këto janë fjalët e tij:

Çfarë atmosfere ekziston në familjen tuaj para finales së Tiranës?

Ka tension në shtëpinë tonë prej ndeshjes së Marashit, por është një stres që na bën mirë.

Çfarë ambienti do të ketë në Tiranë?

Do të jetë atmosfertë e zjarrtë, aty do të mbërrijnë dy tifozëri shumë të nxehta. Në Tiranë të gjithë do të brohorasin Romën si për Marashin, ashtu edhe sepse shumica e shqiptarëve janë të lidhur me Italinë.

RonaTyra

Për zgjedhjen e këtij stadiumi ka pasur shumë polemika. Çfarë mendon për këtë?

Nga këndvështrimi im është një arsye për famë dhe prestigj për të gjithë vendin. Për tifozët e Romës nuk do të mjaftonte as një stadium 70 mijë vendesh. UEFA donte t’i jepte famë Shqipërisë dhe nuk më pëlqen ta kritikoj zgjedhjen.

Marashi ju ka folur ndonjëherë për finalen që nga gushti?

Qëllimi ka qenë gjithmonë të arrijmë atje. Ai përfaqëson kombëtaren shqiptare, ndaj Marashit dhe Romës do t’iu shtrojnë tapetin e kuq.

Si është marrëdhënia juaj kur flisni për futbollin?

Lojtarët nuk shkojnë aq mirë me gjyqtarët (qesh). Ne flasim shumë për futbollin, i kam vënë synim vetes që t’ia hap pak mendjen si të komportohet me gjyqtarin e ndeshjes.

Pyesni ndonjë gjë për rregulloren?

Po, por më shumë jam unë që e ngacmoj.

Si është Marashi jashtë fushës?

Shumë i qetë dhe i fokusuar. Nuk i pëlqen të dalë, preferon të qëndrojë në shtëpi me familjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu