Protestuan para kryeministrisë për mbyllejn e lokale të natës, shoqërohen 12 persona

0
Gjigandi

12 persona të cilët dje protestuan përpara kryeministrisë për mbyllejn e lokaleve të natës janë shoqëruar nga policia e Tiranës. Kjo për shkak se ata nuk kishin marrë leje për këtë organizim, në një kohë kur tubimet janë të palejuara për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në njoftimin e policisë thuhet se uniformat blu fillimisht i kanë kërkuar protestuesve të largohen, ndërsa më pas ka bërë shoqërimin e 12 prej tyre, si organizatorë të tubimit tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të 12 personave të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu