Protesta për Ilvi Metën, Baçi: Nuk është rasti i parë rasti i 31 vjeçarit që dha jetën ne qelinë …

0
Protesta për Ilvi Metën, Baçi: Nuk është rasti i parë rasti i 31 vjeçarit që dha jetën ne qelinë …
Gjigandi

Deputeti Luan Baçi gjatë protestës paqësore në Fier tha për mediat se nuk është rasti i parë vdekja e 31- vjeçarit Ilvi Meta në komisariatet e policisë.

“Një situatë jo e zakonshme në komisariatet e policisë. Nuk është rasti i parë rasti i 31 vjeçarit që dha jetën në qelinë e Kavajës nga papërgjegjëshmëria e drejtuesve të policisë për arsye se arrestojnë  tre oficerë policie pa dhënë asnjë informacion, pa thënë asgjë, asnjë deklaratë, as dr i policisë as ministri i brendshëm që normalisht duhet të kishin dhënë shpjegimet e duhura.

Duhet me patjetër që policia të jetë në shërbim të qytetarëve.  Këta zotërinjtë e policisë që janë këtu dhe në çdo komisariat tjetër dhe dr policie mbahen me taksat e qytetarëve, me taksat tona. Por ato taksa këta i keqpërdorin. Këta janë të dhunshëm dhe një nga problemet kryesore që kanë komisariatet e policisë janë militantët policë dhe oficerë policie të Partisë Socialiste që  kryejnë veprime të tilla dhe kjo është shumë alarmante.

Nuk është rasti i parë që humbasin jetën qytetarë shqiptarë në komisariatet e policisë.  Kjo e sotmja është një homazh për këta të rinj, për këta shqiptarë, për këta taksapagues të vendit tonë që humbasin jetën e tyre në komisariatet e policisë. Homazh për ta”

, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu