PS kujtohet për shkarkimin e Presidentit Meta, nesër mbledh Komisionin Hetimor, çfarë pritet?

0
Gjigandi

Mazhoranca kujtohet në limitet e fundit për komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Të hënën do të mblidhet komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit, struktura parlamentare që nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje prej 31 marsit të këtij viti.

Mbledhja do të fokusohet tek opinioni i Venecias në lidhje me procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por ekspertët e Venecias e  vlerësuan të ligjshëm  refuzimin e kreut të shtetit për të zhvilluar ceremoninë e betimit perr Arta Vorpsin dhe po ashtu vendimin e presidentit për të çuar në Gjykatën Kushtetuese Marsida Xhaferllarin, duke dalë kundër mazhorancës për këtë çështje.

Nga ana tjetër Venecia ka sjellë edhe një opinion ne lidhje me anulimin e datës së zgjedhdeve lokale të 30 qershorit,  duke e vlerësuar se presidenti tejkaloi kompetencat. Pas këtyre opinioneve mazhoranca duhet të vendose se çfarë do të bëjë me komisionin që ngriti një vit më pare; do ta shtyjë mandatin e tij, apo brenda muajit korrik, këtij sesioni do të marrë vendimin në lidhje me fatin e presidentit Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu