Pritet të largohet

0
16
Gjigandi

Korentin Toliso do të mungojë deri në fund të sezonit për shkak të një dëmtimi të pësuar para dy javësh në stërvitje. Francezi i ardhur nga Lioni për shumën e 30 milionë eurove nuk është më në planet e Bajernit.

Dëmtimet e shumta i kanë detyruar drejtuesit bavarezë të mendojnë për ta larguar nga Mynihu. Klubet e interesuara për mesfushorin janë Inter, PSG dhe Mançester Junajtid. Por “Sky” shkruan se zikaltrit janë tërhequr nga gara për të pasi kanë si objektivin kryesor Tonalin e Breshas.

Mundësia më e madhe është që francezi të rikthehet në vendlindje aty ku PSG-ja kërkon ta ketë në skuadër. Kartoni i mesfushorit vlerësohet nga bavarezët 30-40 milionë euro dhe për momentin francezët duhet vetëm të bindin lojtarin pasi klubi gjerman ka dhënë dritën jeshile.

Pas spekulimeve për një largim të Koman, edhe Toliso do t’i thotë lamtumirë Bajernit në fund të këtij sezoni.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu