Prishtina para sfidës me Drenicën

0
Gjigandi

Nesër nga ora 20.00, Prishtina e pret Drenicën në kuadër të javës së 28-të. Dy skuadrat do të takohen për herë të pestë në këtë edicion dhe për herë të 57-të pas luftës. Vetëm me Besën Prishtina ka më shumë përballje (62).

“Prishtina nga katër përballjet e sivjetme, ka triumfuar në tre përballje, për pikë 3:1 në Skenderaj si dhe për Kupë 3:2 dhe 3:0 për Kupë në Prishtinë, por drenicasit kanë nxjerr barazim në ndeshjen e parë kampionale në kryeqendër, 0:0.

Duhet theksuar se në tetë përballjet e fundit Prishtina ka shënuar shtatë fitore dhe një barazim, i cekur më lartë. Pra, Drenica bardhekaltrit nuk i ka mposhtur nga viti 2018 (1:0 në Skenderaj).

Në 56 përballje, Prishtina ka larg bilanc pozitiv prej 29 fitoreve, 11 barazime dhe 16 humbje me goldallim +34, 86:52.

Ndërsa nga 26 përballjet e zhvilluara në kryeqendër, Drenica nuk është keq, ka arritur 4 fitore dhe 4 barazime përkundër 18 fitoreve të Prishtinës dhe goldallimit +30, 53:23. Fitorja e fundit e Drenicës në Prishtinë daton më 2015 kur kishte triumfuar 2:0 duke ia siguruar ekzistencën.

RonaTyra

Po ashtu dy skuadrat kanë përqindje të lart të shënimit të golave, afër 2 gola e gjysmë për ndeshje (2.46), por kuptohet që këtë mesatare të lartë e mban Prishtina me 1,5 përkundër Drenicës afër 1 gole për ndeshje (0.92)”, thuhet në faqen e FC Prishtina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu