Prishtina barazon me Ballkanin

0
Gjigandi

Prishtina importon një pikë nga Theranda, duke barazuar me rezultat 2:2 me Ballkanin, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në 45 minutat e para, sfida mes Ballkanit dhe Prishtinës, u karakterizua me lojë shumë të mirë.  Për 16 minuta u shënuan  tre gola. Në minutën e 12-të, Ballkani kalon në epërsi (1:0) kundër Prishtinës.  Blend Baftiu tregohet i saktë nga penalltia, 1:0 për Ballkanin.

Pas dy minutave (14′), Makenda rrëzohet nga Krasniqi dhe penallti për Prishtinën.  Endrit Krasniqi godet nga penalltia por goditjen e tij e ka pritur portieri Ruxhi, topi sërish te Krasniqi i cili shënon me kokë për 1:1 në minutën e 16-të.

Në minutën 29-të, shtylla aleat i Prishtinës pas goditjes së Kuç të Ballkanit. Në minutën e 39-të, sërish Prishtina me fat, Ermal Krasniqi gjuan por topi ndalet nga shtylla e jashtme.

Në fund të pjesës së parë, Kushtrim Gashi shënon eurogol nga distanca, 2:1 për Ballkanin.

RonaTyra

Edhe në pjesën e dytë u tregua lojë e mirë nga të dyja skuadrat. Në minutën e 60-të, sulmuesi më i rrezikshëm i prishtinasve, Oto John, me dinakërinë e tij barazon rezultatin 2:2. Ballkani është në vend të tretë me 63 pikë, ka katër më shumë se Prishtina që është një pozitë më poshtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu