Prestigjiozja britanike ‘Metro’ e cilëson befasi eliminimin e Shqipërisë në gjysmëfinalen e Eurov…

0
Prestigjiozja britanike ‘Metro’ e cilëson befasi eliminimin e Shqipërisë në gjysmëfinalen e Eurov…
Gjigandi

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2022 përfundoi me një kthesë të papritur, pasi të preferuarit e fansave, Shqipëria, Letonia dhe Austria – ishin ndër vendet që nuk arritën të kualifikohen në finalen e madhe, shkruan prestigjiozja britanike,

Metro.co.uk

.

Dhjetë vende u votuan për në finale të shtunën, përfshirë grupin Kalush të Ukrainës, të cilët aktualisht janë favorit për të fituar.

Gjithashtu vendet e tjera që shkuan në finale ishin: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia dhe Moldavia.

RonaTyra

Italia, Franca, Gjermania, Spanja dhe Britania e Madhe hyjnë automatikisht në finale.

Megjithatë, disa prej vendeve, performancat e të cilëve dukej se i kënaqën shikuesit mbeten jashtë finales.

Performanca e Ronela Hajatit u duartrokit dhe mori një përgjigje të ngrohtë nga shikuesit.

Por, me sa duket nuk ishte e mjaftueshme për t’i bindur votuesit meqë nuk fitoi një vend në dhjetëshe për finalen.

Citi Zeni i Letonisë argëtoi masën me këngën e tij “Eat Your Salad”, ai gjithashtu nuk arriti të kalonte në finale.

Sllovenia, Bullgaria, Kroacia dhe Danimarka ishin vendet e tjera që nuk u kualifikuan në finale.

Duke reaguar ndaj rezultateve, një përdorues i Twitter shkroi: “Shqipëria dhe Letonia u vodhën”.

Një tjetër shtoi: “Disa tronditje të mëdha. Letonia, Shqipëria dhe Austria humbën të gjitha”.

“Të thyhet zemra që Letonia, Danimarka dhe Shqipëria nuk shkuan në finale.paraqitje kaq të shkëlqyera”, vazhdoi një tjetër.

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovisionit zhvillohet të enjten, përpara finales së madhe (14 maj).

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu