Nga xhirimet e klipit të ri – Tayna merr vëmendje me ndryshimin e radhës me flokë të shkurtra të …

0
Nga xhirimet e klipit të ri – Tayna merr vëmendje me ndryshimin e radhës me flokë të shkurtra të …
Gjigandi

Rap-artistja nga Prizreni, Tayna, prej disa muajsh ka qenë duke punuar në një projekt të ri muzikor.

Ajo kësaj radhe po vjen në bashkëpunim me një këngëtar të ri, i cili quhet Gesko.

Projekti i dyshes pritet të publikohet nesër në orën 20:00, gjersa këto ditë janë publikuar imazhe e video të ndryshme nga xhirimet e klipit.

Në nja nga postimet e reja, Doruntina Shala (emri i vërtetë) shfaqet me një dukje krejtësisht ndryshe – me flokë të shkurtra të zeza.

“E tash lonely çdo ditë po pin bipolar”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit që duket se ka të bëjë me një pjesë të këngës.

RonaTyra

Reagimet kanë qenë të menjëhershme dhe besohet se ky projekt do pritet mirë nga publiku.

E fundit e lansuar nga Tayna mbetet “Pijetore” me mbi tre milionë klikime në YouTube.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu