Presidentja Osmani shkëlqeu në shfaqën e modës së Valdrin Sahitit: Më bindi t’i drejtoja flokët p…

0
Presidentja Osmani shkëlqeu në shfaqën e modës së Valdrin Sahitit: Më bindi t’i drejtoja flokët p…
Gjigandi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë (e hënë) ishte e pranishme në sfilatën e organizuar nga kreatori, Valdrin Sahiti.

Dizenjatori i njohur dhe shumë i suksesshëm nga Kosova prezantoi koleksionin e ri të veshjeve në një mbrëmje me shumë emra të njohur që ishin të pranishëm.

Duke folur për sukseset dhe punën e tij, Osmani u shpreh se ai është mjaft kritik dhe kërkues ndaj punës së tij gjë që ka ndikuar edhe në pamjen e presidentes.

Foto: Instagram

RonaTyra

E para e vendit e cila ka shkëlqyer me elegancën tha se ishte Valdrin ai që e bindi që pas 12 vitesh t’i drejtonte (fenerim) flokët.

“Emri I Kosovës të shkëlqej edhe tek disa yjet më të njohura në botë dhe kështu i ka bërë nderë jo vetëm punës dhe përkushtimit të tij por gjithë Kosovë, prandaj i uroj shumë suksese dhe shpresoj që do të jetë shembull edhe për shumë gjenerata dhe breza që do të vijnë pas se me punë dhe mund arrihet çdo gjë”, tha fillimit Osmani në një prononcim për Klan Kosovën.

Foto: Edita Ramadani/Instagram

“Valdrini është shumë kritik është shumë kërkues, më ka bindur t’i fenerati flokët pas 12 vitesh, kështu që kjo tregon shumëçka”, u shpreh presidentja e Republikës.

Kujtojmë që në mesin e emrave që u bën pjesë e këtij organizimi ishin edhe: Nora Istrefi, Leonora Jakupi, Elita Rudi. Bora Zemani, Donald Veshaj, Era Istrefi, Elvana Gjata, Rome Veshaj, Sara Hoxha e shumë të tjerë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu