Presidenti Ilir Meta ka ironizuar Kongresin e PS duke thënë se kryeministri Edi Rama e mblodhur për t’i thënë socialistëve që duhet të shkojnë të gjithë në burg përveç tij.
Meta:
Gjithçka që ka thënë presidenti para një viti ka dalë.
Arrestimet brenda PS po shiten si sukses i reformës në drejtësi. Shohim që pas 1 viti, një pjesë e konsiderueshme e grupit parlamentar është sot në një vend tjetër dhe kjo kërkohet të paraqitet si sukses i madh i reformës në drejtësi.
Mblodhi një kongres për t’i thënë socialistëve: “Të gjithë duhet të shkoni në burg përveç meje.”