Presidenti i Tërbunit, akuza të rënda kolegut të vet tek Apolonia: Fitore ndaj kryetrafikantit Ko…

0
Presidenti i Tërbunit, akuza të rënda kolegut të vet tek Apolonia: Fitore ndaj kryetrafikantit Ko…
Gjigandi

Kryebashkiaku i Pukës, njëherazi president i skuadrës së qytetit të tij, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj Koço Kokëdhimës, drejtues i një komisioni në FSHF dhe presidenti i Apolonisë.

Gjona Gjonaj kërkon hakmarrje duke mposhtur skuadrën fierake, asgjë më tepër nga futbollistët e tij. Teksa ka hyrë në dhomat e zhveshjes së Tërbunit, presidenti Gjonaj nuk është marrë shumë me fitoren 2-0 ndaj Korabit, por e ka hedhur vështrimin tek ajo që e pret përpara, Apolonia, duke dhënë kshtrimin.

Kujtojmë se skuadra pukjane do të përballet me Apoloninë në “play off”, ashtu si çifti Korabi-Tomori. Ekipi që do të dalë nga këto ndeshje do të sfidojë vendin e 8-të të Superligës për një biletë në elitën e futbollit shqiptar. Gjonaj ka lëshuar akuza të forta ndaj Koço Kokëdhimës:

“Për ndeshjen tjetër do t’iu jap një milionë lekë. Do ua jap nga vetja jo nga ndërmarrja. Do të luajmë për atë ditë, pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme që kemi. Unë do të prononcohem nesër ose pasnesër për kryetrafikantin e Kategorisë së Parë, Kokëdhimën.

Ai po trafikon gjatë gjithë kampionatit. Ta humbim kampionati, të shkojmë në Kategori të Dytë unë se kam problem, por Fierin e kam shumë problem. Kemi pësuar probleme fizike, probleme mentale edhe ekonomike prej tij. Kjo do të jetë prezantimi i parë me këto instancat kryesore, por prej jush kërkoj mobilizim.

RonaTyra

Unë nuk dua asgjë tjetër, vetëm të mund Fierin. Nuk kam pretendime për të ikur apo për të qendruar. Unë personalisht, kam qenë në një trysni të jashtëzakonshëm prej tij dhe Federatës. Njeriu po kërkoi të rrijë si i madh të qëndrojë si i tillë, jo të bëhet i vogël si ai.

Kërkoj mbështetjen tuaj totale, impenjim maksimal këtë javë. Ju e patë dhe vetë në një aktivitet 10 mujor pa asnjë lloj pisllëku. Kështu që në këto kushte ia vlen që të dalim kryelartë me çfarë do llojë mundimi dhe sakrifice. Faleminderit prej jush!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu