Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka zbuluar datën se kur planifikohet të kthehet futbolli në Spanjë.
Tebas ka thënë se 11 qershori është data e parashikuar për ta parë ndeshjen e parë që nga mbyllja e kampionatit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
La Liga planifikon të startojë në ditën e enjte, me derbin mes Sevillas dhe Betisit – ku takimet luhen pas dyerve të mbyllura.
Krejt ajo çka pret Federata Spanjolle është drita e gjelbërt nga Qeveria, e cila duket se është mëse e bindur për rifillimin e ligës.