Presidenti i La Liga, Javier Tebas, duket se ka mbetur i mrekulluar nga Bundesliga dhe protokolli i saj për rifillimin e ndeshjeve.
Tebas beson se La Liga mund të rifillojë sezonin. Për këtë ai ka dhënë fjalë pozitive, dhe është shprehur optimist sa i përket datës 12 qershor.
Mes të tjerash, kreu i La Liga ka përmendur edhe Bundesligën gjermane, duke thënë se ata janë shembulli që duhet ndjekur, kur flitet për rikthimin.
“Jam tejet i kënaqur. Unë kam përgëzuar shefin ekzekutiv të Bundesligës”, ka thënë Tebas.
“Ata kanë bërë një punë tejet të rëndësishme dhe unë jam krenar. Është shembull për t’u ndjekur”, shtoi numri një i La Liga.
Spanja ka qenë në mesin e vendeve më të goditura nga Covid-19 në Evropë. 277 mijë raste janë të konfirmuara me infektim, kurse viktimat kanë kaluar shifrën e 27 mijëve.