Presidenti i FFK-së, Ademi, u takua me mikrobiologun Lul Raka! Ja çfarë i tha

0
Gjigandi

Mikrobiologu Lul Raka është pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Në njoftimin e FFK-së, bëhet e ditur se çfarë biseduan numri një i FFK-së dhe mikrobiologu Raka.

“Kryetari Ademi takoj Lul Rakën e institutit kombëtar të shëndetësisë. Kryetari Ademi pasi e shpjegoj situatën në futbollin tonë dhe duke e njoftuar që nuk kemi raste të prekura nga virusi, duke pas parasysh lehtësimet që do të bëhen, Ademi kërkoj që futbolli të filloj sa na shpejt dhe sa më herët (nëse ju e kini paraparë këtë) duke i shpjeguar afatet e UEFA-s dhe kohën e nevojshme për fazën përgatitore.

Ndërsa nga ana e ti eksperti dr. Lul Raka tha e njoh mirë këtë segment, pasi qe kam qenë edhe vet futbollist, por duke pas parasysh kontaktin e afërt fizik te futbollistëve dhe numrin masiv të sportistëve, tha  ai që rreziku i infektimit është shumë i madh, prandaj sporti është lënë në fazën e 3-të dhe atë nëse dy fazat e para shkojnë mirë dhe me kohën e caktuar nuk do të ketë rritje të infektuarve, përndryshe nuk e garanton datat e caktuara.

Ademi tha që do të marrim të gjitha masat e nevojshme që ju bë rekomandoni nëpër stadiume, të aspektit epidemik të preparateve dizenfektuese. Dr. Raka dhe presidenti Ademi në fund u dakorduan që shëndeti i pari dhe pastaj të tjerat.

RonaTyra

Ata do të presin vendimin e Ministrisë Shëndetësisë dhe institutit të akorduar me Organizatën Botërore të shëndetësisë”, thuhet në njoftimin FFK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu