Presidenti i CONI (Komiteti Olimpik Italian), është shprehur tejet optimist për rifillimin e sezonit.
Në Itali duket se tashmë janë marrë të gjitha masat e duhura. FIGC po përshtat protokollin me kërkesat e komitetit shkencor dhe skuadrat do të kthehen në stërvitje nga 18 maji.
Bazuar në të gjitha këto, presidenti i CONI, Giovanni Malago, beson se 99.9% Serie A do të rifillojë më 13 qershor.
“Kampionati i Serie A do të rifillojë më 13 qershor, 99.9%”, ka thënë Malago.
“Nuk i kuptoj diskutimet ndërmjet disa mjekëve dhe CTS”, shtoi presidenti i CONI.
Diskutimet në Itali janë të shumta mbi atë nëse duhet rifilluar ose jo sezoni, por edhe ministri i sportit atje tashmë ka dhënë dritën e gjelbër.