Premton Muja, trajner i ri i Gjilanit U-19

0
Gjigandi

Ish futbollisti i mirënjohur, Premton Muja, është emëruar trajner i ri i FC Gjilani U-19. 

“Faleminderit SC Gjilani!

Nga sezoni i vitit 2020/2021 do të jem trajner i juniorëve të Sc Gjilanit të gjeneratës U-19.
Besimin që ma ka dhënë klubi do të mundohem ta kryej si është më së miri, që përgjegjësia dhe detyrat të kryhen sipas objektivave të klubit.

Personalisht falënderojë të gjithë një nga një nga Presidenti Florim Zuka, gjithashtu drejtoret e klubit Sevdail Robelli, Sallah Sherifi, Naser Ajeti, koordinatorin e shkollës, Sadullah Ajeti dhe përgjegjësin për juniorë Kenan Ahmeti!

Stërvitjet kanë filluar sot, ku në ditët në vijim kemi seleksionim të lojtarëve nga klubet e ndryshme, ku pikërisht seleksionimi po kryhet nga 5 trajner të shkollës së futbollit me përpikëri të lartë.
Suksese për të gjithë , të bashkuar ecim përpara!”, shkruan Muja në profilin e tij në facebook.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu