Trepça ’89 shënon fitore shpresëdhënëse për ekzistencë! Triumfojnë Dukagjini dhe Drenica 

0
Gjigandi

Skuadra e Trepçës ’89 nga Mitrovica shënon fitore shpresëdhënëse në luftë për ekzistencë në elitën e futbollit të Kosovës. 
Trepça e ka mposhtur me rezultat 5:4 Llapin nga Podujeva, në takimin e javës së 31-të. 

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.  
Trepça ’89 është në vend të nëntë me 38 pikë, ndërsa Llapi zë vendin e 7-të me 42 pikë.

Drenica shënon fitore të vlefshme me rezultat 2:1 kundër Vushtrrisë. Drenicasit janë në pozitën e tetë me 41 pikë, ndërsa Vushtrria është e 11-ta me 18 pikë. 

Ferizaj pësoi debakël si vendas me 4:0 nga Dukagjini i Klinës. Ferizajasit renditet në vend të dhjetë me 29 pikë dhe Dukagjini i fundit ka vetëm 16 sosh.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu